Gjirokastër, sekuestrohen dy çanta drogë, ikin poseduesit

Transportuesit u pikasën nga rojet kufitare në orën 23:00 të mbrëmjes së shkuar në afërsi të kufirit në fshatin Peshkëpi.
Sapo e kanë vënë re se janë pikasur nga policia, dy personat janë larguar me shpejtësi në drejtim të kufirit grek duke braktisur çantat me drogë. Ata kanë përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë malor.
Sipas policisë së Gjirokastrës, në të dyja çantat kishte një sasi prej 60 kilogramësh drogë e llojit mariuanë. Forcat e rendit tashmë janë në kërkim të dy personave për t’i arrestuar. /S.Ll/Start/
2010-12-23 15:10
[