E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, të paktën 28 të vrarë në Dera dhe në kufi

Në provincën e Homs-it, në qendër të vendit, një grua shtatzënë u vra nga bombardimi i qytetit Kusseir, ndërsa pesë persona të tjerë, përfshi tre rebelë humbën jetën në luftimet me ushtrinë dhe nga të shtënat në lagjet kryengritëse të Homsit.
     
Pranë Damaskut, shtatë civilë, përfshi katër gra dhe një fëmijë u vranë nga një predhë, që goditi një banesë në qytetin rebel Duma.
    
Në provincën Alep, në veri të vendit, luftimet shkaktuan gjashtë të vdekur mes rebelëve dhe pesë mes ushtarëve në rajonin Tall Slor, në kufi me Turqinë.
    
 Në Hama, në qendër të vendit, dy gra, një djalë 13 vjeç dhe një polic u vranë nga shpërthimi i një autobombe para selisë së shërbimeve të sigurisë ushtarake.

                                                                                             2012-07-14 17:47
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›