E Hënë, 2 Nëntor 2026

Debat në studio, Blushi: 14 akuza ndaj Ramës nga McGonigal! Koçi: Soros në Shqipëri e ka sjellë Berisha

Përplasje mes kahve të ndryshme politike kanë ndodhur këtë të enjte në Quo Vadis në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt.

Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi tha se kryeministri Edi Rama i shtrydh si limoni të vetët dhe më pas i hedh. Ai shtoi se mbi Ramën rëndojnë 14 akuza nga McGonigal.

Nga ana tjetër, Petro Koçi, deputeti i Partisë Socialiste deklaroi se Soros në Shqipëri e ka sjellë Berisha, që prej kohës kur ishte në pushtet.

 Pjesë nga biseda:

Blushi: Përse Rama i shtrydh si limon dhe pastaj i hedh? Janë 14 akuza ndaj Ramës nga McGonigal. A e përdori Tahirin dhe e çoi atje ku donte? Ai i shtrydh dhe i hedh tutje.

Koçi: Të pretendosh që gjithë këto arrestime i ka bërë Edi Rama dhe mes tyre të përmendësh edhe Ahmetajn… Cila nga këto qëndron?

Blushi: Në politikë është e rëndësishme morali dhe koherenca. Koçi e ka denoncuar i pari Edi Ramën.

Koçi: Atëherë ishte pushteti i gazetës. Një gazetë i shërbeu një pale për të ndryshuar vendimin. Personi që e posedonte atë gazetë ishte edhe ndërtues. Dvoranin e shpalli fajtor shteti amerikan. Soros në Shqipëri e ka sjellë Berisha, kur ai ishte në pushtet.

Mediu: Soros erdhi që në ‘92. Nëse Rama ka ndërtuar një raport me Soros, kjo është çështje e tij për të krijuar një bazë mbështetëse në Amerikë për të ndihmuar Shqipërinë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›