E Hënë, 2 Nëntor 2026

Deklarata e fortë e Blushit: Pas Veliajt, para zgjedhjeve Rama do të burgosë një tjetër zyrtar të lartë të PS

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të enjte deklaroi se Erion Veliaj është arrestuar me urdhër të SPAK.

Blushi tha se tashmë të gjtihë e dinë se Rama i shtrydh njerëzit për vota e më pas ia dorëzon drejtësisë.

Ai bëri një tjetër deklaratë të fortë duke thënë se Rama do të çojë në burg edhe Belinda Ballukun para zgjedhjeve.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Erion Veliaj e futi në burg Edi Rama?

Blushi: Pse nuk e beson ti. Mbani mend para zgjedhjeve do të keni edhe Belindën brenda. Kreu i Ramaformës është Edi Rama. Jo rastësisht McGonigal dekoroi Dvoranin dhe Dumanin. Dumani filloi hapi çështje Ilir Metën. Mban një vit kreun e PD me firmën e Edi Ramës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›