E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat politik

11/04/10 20:10

Djemtë dalin jashtë dhe diskutojnë për sistemet politike. Mandi fillon të flasë për të mirat e sistemit të sotëm politik që sipas tij u ka krijuar mundësi individëve të krijojnë pasuri private. Kjo gjë nervozon Erionin dhe Jetmirin të cilët e kundërshtojnë me forcë. Erioni i thotë Mandit se ai po flet vetëm për Tiranën dhe rrethinat ku fshatari e shet tokën me një çmim të lartë, por në rrethet e tjera fshatra të tëra po braktisen sepse ky shtet nuk u ka krijuar mundësi punësimi dhe jetese. Mandi e kundërshton me fanatizëm dhe thotë se sistemi komunist i kishte lënë shqiptarët në një nivel të mjerueshëm jetese. Këtu ndërhyn Jetmiri i cili i thotë se edhe në vende të tjera të botës në vitet 70-80 nuk jetohej shumë mirë. Mandi e kundërshton dhe Jetmiri i thotë se për këtë ata mund të shkojnë edhe në zona të Italisë e të shohin se si akoma funksionon treni me qymyr. Më pas duke parë kundërshimin e Mandit, Jetmiri i thotë se edhe ata janë dakort që ai sistem nuk ishte më i mirë se ky i sotmi, por nuk janë dakort me faktin që Mandi e sheh gjithçka si negative. Mandi e çon bisedën në keqinformimin e popullsisë në atë periudhë duke bërë që shqiptarët të besonin atë sistem. Erioni e pyet mandin duke i thënë pse të rinjtë e sotëm nuk arrijnë të gjejnë një vend punë? dhe më pas i thotë Mandit që kjo Demokracia e tij ka bërë që në fshatra njerzit të vdesin nga mungesa e sistemit mjeksor. Mandi u thotë se asgjë nuk është kaq tragjike saç e bëjnë ata, por djemtë vazhdojnë ta kundërshtojnë duke i dhënë arsye për mëndimet e tyre. Kështu ata bisedojnë për problemet e jetesës së shqiptarëve duke i lidhur me sistemet përkatëse politike. Jetmiri i thotë Mandit se e ka shumë të keqe tendencën për të fshirë 50-vitet e komunizmit. Mandi thotë se ai nuk do që ta kujtojë këtë pjesë të historisë sepse ka qënë një histori e errët sipas tij. Këtu ndërhyn Erioni dhe i thotë që ata nuk duhet të fshijnë vitet para 90-tës por duhet të fshijnë piramidat dhe 97-tën kur nuk ishte më sistemi komunist. Jetmiri kundërshton Mandin dhe i thotë që ato vite jo vetëm që nuk duhen fshirë dhe harruar, por duhet që të krijohet një muze i posotshëm ku edhe fëmijës ti tregohet se dikur kanë ekzistuar këto gjëra të mira apo të këqija qofshin ato. Djemtë debatojnë edhe për shprehjen e Mandit gjatë spektaklit ku Mandi u bënte thirrje publikut që të mos e nxirrte jashtë shtëpisë pasi e quante veten si brezi i demokracisë. Jetmiri i thotë Mandit se me atë shprehje ai ka neglizhuar kontributin e shumë brezave të tjerë për ndërtimin e këtij vendi. Mandi mbron me fanatizëm bindjet e tij politike, por Jetmiri i thotë se edhe tani ata po qeverisen nga shumë politikanë që kanë qënë në atë sistem dhe bijtë e atyre që kanë qënë komunistë. Erioni i thotë Mandit se tani po flet me frymën e komunizmit pasi edhe Mandi po thotë që bijtë e atyre që kanë qënë komuniste do të ecin në frymën e babait të tyre, ndërsa Erioni dhe Jetmiri e krahasojnë mendimin e Mandit me luftën e klasave gjatë komunizmit. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›