E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqëria e Tatianës me Jetmirin

11/04/10 16:20

Domenika dhe Tatiana dalin jashtë pasi mbarojnë së ngrëni drekën dhe bisedojnë me njëra-tjetrën. Tatiana ngacmon Domenikën duke e pyetur se çfarë mendon Domi për Tatianën. Tatiana i kërkon Domit që ti thotë se çfarë nuk i ka pëlqyer nga veprimet, sjelljet dhe fjalët që ajo ka thënë gjatë qëndrimit të deritanishëm në shtëpi. Domi i thotë se ka disa gjëra që nuk i kanë pëlqyer te Tatiana dhe merr si shembull rastin kur Tatiana kishte thënë se nuk dëshironte që të dilte nga shtëpia Manal dhe Kika, ndërsa Miri dhe Olta nuk i interesonin. Domi i thotë se në këtë pikë Tatiana i është dukur menefregiste, pasi gjatë gjithë kohës rri, bisedon me Jetmirin dhe nga ana tjetër thotë se nuk i intereson nëse ai del. Tatiana e kundërshton duke i thënë se ajo nuk është menefregiste, por Domi i thotë se duke e parë që ajo sillet në këtë mënyrë me Jetmirin ka bërë që Domi të mendojë që edhe me atë mund të sillet po në të njëjtën mënyrë. Tatiana e pyet nëse ka diçka tjetër, por Domi i thotë se nuk ka asgjë tjetër përveç kësaj që sapo tha. Tatiana i thotë se përse nuk ia kishte thënë këtë gjë më parë asaj. Domenika i përgjigjet se ajo fillimisht e mendoi dhe analizoi me veten e saj dhe pastaj vendosi të mos ia thoshte sepse nuk e pa si të arsyeshme sepse nuk i është dukur interesante. Domi thotë se jo çdo gjë që mendon duhet që tia thotë dikujt dhe ndër të tjera mendon që të shikojë edhe veprimet e mëtejshme të Tatianës. Pas kësaj përgjigjeje Tatiana i thotë Domit se ajo e ka thënë se nuk i intereson nëse Miri do të dilte sepse me Manal dhe Kikën kishte më tepër afrimitet. Tati i thotë Domit se ajo e shikon ndryshe nga ajo këtë gjë sepse ndyshe nga Domenika e cila ka gjetur shoqëri te Klodi dhe tek Olta, Tatiana akoma nuk e ka një afrimititet kaq të madh me ndonjërin prej banorëve. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›