E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kika: Jam më i miri

11/04/10 15:10

Gjatë kohës që Miri dhe Jona bisedojnë me njëri-tjetrin për çështjen e komunikimit, në dhomën e gjumin ndodhet edhe Kika. Pas disa minutash aty vjen edhe Erioni dhe Tatiana. Ata ndër të tjera diskutojnë për shprehjen e Kikës në klipin që u shfaq gjatë spektaklit ku ai thoshte dua të vazhdoj në BB sepse jam më i miri. Shprehja e tij nuk i pëlqeu aspak Erionit dhe këtë ai ia ka thënë edhe Kikës. Tashmë ata diskutojnë pikërisht për mënyrën e tij të të shprehurit. Kika thotë se ajo që tha ai nuk ishte ndonjë gjë e madhe, aq sa u komentua dhe diskutua nga banorët. Erioni i thotë se mënyra se si ai e kishte thënë këtë ishte jo-normale dhe kishte bërë që ai të zhgënjehej nga KIka. Kika e ndërpret duke i thënë se në shtëpi çdonjëri mendon se është më i miri, por askush nuk e ka guximin ta thotë hapur këtë dhe ai që e mori guximin e tha hapur, të tjerëve nuk u pëlqeu. Këtu ndërhyn Jetmiri i cili i thotë se Kika e ka gjithmonë tendencën që të dalë fitimtar në çdo veprimtari që ata bëjnë në shtëpi, si në gatim, debat, lojë etj, por që Jetmiri nuk e sheh si kërcënim këtë. Më pas Jetmiri thotë se nëse ai e ka thënë që është më i miri nuk ka asgjë të keqe, madje duhet parë si diçka pozitive sepse shprehja e tij nxit debate te banorët e tjerë, nxit më tepër lojën. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›