E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës- Shpërthen automjeti në ecje, vdesin dy të rinj, rëndë shoferi

automjeti_perfshihet_ne_flaDurrës- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Durrës-Shijak mesditën e të hënës ku një automjet ka shpërthyer në ecje.

Sipas burimeve, mësohet se brenda automjetit gjendeshin tre persona ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën.

Policia tha se automjeti ka qenë jashtë normave të lejuara të shpejtësisë.

Sipas ekspertëve, makina është ndarë më dysh, dhe dy të rinjtë që kanë qenë në sediljet e pasme kanë fluturuar 100 metra larg nga vendi i ngjarjes. Ndërsa drejtuesi i mjetit, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Durrësit me njëherë. Ai është Xhuljan Çyrbja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në vendin e quajtur Xhafzotaj, ndërsa burimet zyrtare në terren kanë thënë se dyshohet që shpërthimi të ketë ndodhur nga prania e një bombule gazi brenda në makinë.

Tre autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë të plagosurve, dhe për të transportuar trupat e pajetë.

Inspektorët e krimeve të Shijakut dhe Durrësit janë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për të zbardhur komplet detajet e shpërthimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›