Debate PD-PS në komisionin e integrimit
Mazhoarcna dhe opozita në komisionin e integrimit kanë akuzuar njëra tjetrën për zvarritje të procesit integrues të vendit.
Ndërsa ishte planifikuar të shqyrtohej drafti që do ti dërgohet në mars Komisionit Europian, ministrja e integrimit ishte në mbledhjen e qeverisë. Mbledhja e komisionit është kthyer në një debat politik mes mazhorancës dhe opozitës për këtë çështje.
Më pas komisioni i integrimit vendosi që shqyrtimi i draftit me rekomandimet e BE-së që lidhen me punën e qeverisë dhe të Kuvendit të nisë ditën e hënë.