E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes gjimnazistëve, 1 i plagosur

Një sherr mes nxënësve të gjimnazit në Kasharit ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të paradites brenda ambienteve të shkollës, ku gjatë një sherri një adoleshent ka mbetur i plagosur.

Nxënësi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar menjëherë në spital, ku gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.  / G. N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›