E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoria e informacionit të klasifikuar në varësi të Berishës

Drejtoria e sigurimit të informacionit të klasifikuar do të jetë tashmë edhe ligjërisht në varësi të kryeministrit dhe jo një insititucion pranë këshillit të ministrave.
 

Komisioni i ligjeve ka kaluar vetëm me votat e mazhorancës këtë propozim të ardhur nga qeveria ndërsa pritet të votëbesohet në parlament në seancën e së enjtes.
 

Opozita në komision e ka kundërshtuar këtë ligj pasi sipas deputetit Arben Isaraj ky është një inistitucion i krijuar me ligj dhe se nuk është një vendim qeverie.
 

Propozimi i ardhur nga qeveria lidhet me faktin se këshilli i ministrave si organ kolegjial që vepron në bazë të akteve që nxjerr e ka të pamundur të ndjekë në vijimësi veprimtarinë e institucioneve në varësi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›