E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Presionet për të pranuar Rezolutën 1244 më herët ishin refuzuar

Dhënia e statusit të vendit kandidat të BE-së për Serbinë, krahas nismës së studimit të fizibilitetit për Kosovën në prag të MSA-së, nuk janë shpërblime të të njëjtit nivel, ka deklaruar ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, për KTV. Ai ka thënë se në marrëveshjen për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale ka mundur të nxirrej edhe më shumë.

Megjithatë, Sejdiu ka përmendur presionin ndërkombëtar që, shpeshherë, në prag të ngjarjeve të rëndësishme për vendin, ka dalë në pah. Sejdiu ia ka hedhur një pjesë të fajit edhe koalicionit qeverisës për moskomunikimin e duhur me spektrin politik kosovar dhe mosnxjerrjen e një qëndrimi të përbashkët.

Sejdiu ka folur edhe rreth procesit të reformave në LDK, duke thënë se është krijuar një strukturë e mbyllur partiake.

Presione për të pranuar 1244-shin, ka pasur edhe më herët, por ato nuk janë pranuar, ka deklaruar ish-presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu. Ai ka thënë se marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës nuk është më e mira, por u shpreh se ka shpresë në mbajtjen e zotimeve të vendeve mike të Kosovës, që kanë bërë për Kosovën. / Koha.net

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›