Debate brenda PS

Deputetët Socialistë, Arben Malaj dhe Andis Harasani janë takuar me një grup socialistësh në qytetin e Vlorës, ku kanë diskutuar për zhvillimet politike dhe qëndrimet e tyre.
Malaj dhe Harasani kanë kritikuar pushtetin absolut të kryetarëve që kanë krijuar partitë e besnikëve të tyre.
”Çfarë solli disiplina formale e 125 deputetëve në Parlament, që votuan ndryshimet kushtetuese? Si mundet që të mos ta kuptoni se ku s’ka transparencë, ku nuk diskutohet dhe nuk pyetën ekspertët e aftë të vendit, bëhet fjalë vetëm për një marrëveshje individuale. Në fakt, ajo ishte një marrëveshje vetjake Rama-Berisha”, theksoi Malaj.
Malaj, gjithashtu, kritikoi përqendrimin Çfarë solli disiplina formale e 125 deputetëve në Parlament, që votuan ndryshimet kushtetuese? Ajo ishte vetëm një marrëveshje personale Rama-Berisha
Arben Malaj
Deputet i Partisë Socialiste e pushtetit në pak duar, ndërsa iu përgjigj pyetjeve për parti të re, duke thënë se ai ka qenë në krijimin e një partie të re në vitin 1991. Gjithashtu, edhe deputeti Harasani mbështeti idenë e më shumë demokraci brenda partive.
Deputetët socialistë deklaruan se Shqipëria do të marrë një refuzim të dyte nga Brukseli për shkak të politikanëve.
Sipas tyre, humbja e statusit kandidat do të sjellë një sherr të madh në radhët e politikës. “Në realitet, peshën më të madhe e ka maxhoranca, por opozita nuk duhet të krijojë asnjë alibi me bojkotin e saj”, shtuan ata.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Alibeaj: Presidenti dhe Kushtetuta
Enkelejd Alibeaj, deputet demokrat i komisionet të ligjeve dhe ish-Ministër i Drejtësisë, mendon se kushtetuta e vitit 1998 dështoi në formulën e zgjedhjes së presidentit. Sipas tij, standardi i ulët i përzgjedhjes nxorri në ballë të skenës figura që nuk kanë ditur të jenë agresive në uljen e gjakrave politike dhe nuk kanë folur kurrë atëherë kur duhej. Klientelokracia ka “kapur” pavarësinë
Ermelinda Meksi - Në Raport-Progresin e BE-së për vitin 2010 për herë të parë theksohet me shqetësim se: “Politikat prociklike të financave shqiptare - përbëjnë një risk të vazhdueshëm për zhvillimin e vendit” ( Fq.48). John Withers dhe dinjiteti
Ilir Yzeiri - Do të kisha dashur shumë që këtë shkrim ta ndërtoja në formën e një letre të hapur për ish-ambasadorin J. Withers, por druaj se kështu do të bija në një plagjiaturë jo fort të pëlqyeshme dhe se do të ngjaja me një shqiptar emfatik dhe të leshtë që, një e dy, e gjen si formë më të thjeshtë letrën e hapur për të shfaqur brishtësinë e individualitetit dhe dobësinë e qenies. Elez Biberaj dhe “Shqipëria në Tranzicion”
Gazetari i njohur Elez Biberaj ka sjellë opinionin e tij mbi dy dekadat pas rënies së regjimit komunist, përmes librit “Shqipëria në Tranzicion”. Shtohen azilantët shqiptarë
Pas alarmit të Komisionit Europian për rritjen e përqindjes së azilkërkueseve nga Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit, të dhënat publike të Komisariatit të Përgjithshëm belg për Refugjatet dhe Apatridët konfirmojnë këtë rritje.
Lajmet kryesore
Ceremoni zyrtare për lamtumirën e fundit të Alisë
Funerali, te dielën
Ilacet, INSTAT “dorëzon” Berishen
Alibeaj: Presidenti dhe Kushtetuta
Pogradec, babai vret të birin me sopatë
Borxhet kërcenojnë ekonominë