Debate e ofendime mes PD-së në Kuvend, Noka: Pse me keni hequr nga grupi parlamentar? Alibeaj: Mos ma ngri dorën mua

Me debate dhe ofendime mes deputetëve të Partisë Demokratike ka nisur seanca e fundit plenare për vitin 2022. Debati mes deputetëve demokratë ka nisur pasi Flamur Noka kërkonte të dinte se pse ishte hequr nga grupi parlamentar i PD.
Noka tha se ai nuk ka kërkuar të largohet nga grupi parlamentar i PD dhe se për këtë do të ngre padi në Gjykatën Kushtetuese pasi është shkelje e Kushtetutës.
Në debat është përfshirë edhe kreu i grupit parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili ka përdorur edhe ofendime ndaj kolegut të tij. Edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se Noka është përjashtuar nga grupi me kërkesë të vetë partisë së tij.
Debati në Kuvend
Noka: Kushtetua, ligjet dhe rregullorja nuk zbatohet. Emri im shkruhet jashtë grupeve parlamentare. Ju vazhdoni të thoni se kush është kreu i kësaj force, i kërkova KQZ me thirrje, më dërguan një listë, emri im është me Berishën, Vokshin, Spahon në listën e PD. Zonjë më nxirr dokumentin ku unë kërkova të jem jashtë grupeve parlamentare, apo unë të iki nga PD. Më nxirr një vendim që na ka shpallur armik, ndryshe që nga nesër do të bëj gati një padi në GJykatën Kushtetuese për shkelje të ligjit dhe rregullores, për sjelljen në Kuvend.
Nikolla: Çështje e funksionimit të grupit parlamentar sipas rregullores. Lidhet me vendimmarrjen e grupit parlamentar.
Alibeaj: Mos ma ngri dorën ashtu… Ti je legen, je kokrra e legenit. Të vij atje e ta tregoj kush është falsifikatori. More vesh apo jo. Ta tregoj unë.
Noka: Apo e vendos ti me Taulantin se kush është deputeti i opozitës dhe kush jo?!
Nikolla: E kam këtu vendimin e Grupit Parlamentar…
Noka: Është bërë e udhës që në këtë parlament vetëm Kushtetuta ligjet dhe rregullorja nuk zbatohet dhe as nuk përfillet. Shoh që Flamur Noka vazhdon shkruan jashtë grupeve parlamentare. Duke qenë se pas kaq shumë kohësh ju vazhdoni pa asnjë të drejtë të caktoni sipas mendjes suaj se kush është deputet i kësaj forcë e i asaj forcë. Unë i jam drejtuar KQZ. KQZ më ka kthyer përgjigje dhe më thotë se në këtë listë emri im është së bashku me Sali Berishën Albana Vokshin, Luan Baçin është në listën e PD-së. Pra numri 57 Flamur Noka, Tiranë, PD aleanca për ndryshim. Më nxirr dokumentin ku unë kam kërkuar që të jem jashtë grupeve parlamentare. Ose më nxirr vendimin mbi bazën e të Je në shkelje të ligjit, do bëj gati një padi për shkelje të Kushtetutës.
Nikolla: Ju bëj me dije se nuk është as çështje e Kushtetutës dhe as e Kodit Zgjedhor. Unë kam marrë në administrim një vendimmarrje të grupit parlamentar të PD-së, në zbatim të rregullores së Kuvendit çdo vendimmarrje lidhet me zbatimin e brendshëm të tyre. Ka patur raste si nga opozita dhe pozita përjashtimi nga grupi parlamentar. Ndaj ju bëj me dije se çështja që parashtroni nuk është një çështje imja.
Debati është nxehur edhe më shumë ku deputetët që përkrahin Sali Berishën kanë tentuar të bllokojnë foltoren, ku menjëherë ka ndërhyrë garda.
/rtsh.al/