Shehaj akuza Ramës: Fshihesh pas një kompanie offshore në Holandë! Kryeministri: Bëni akuza ekstreme penale pa fakte

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PD, Agron Shehaj janë përplasur ashpër në Kuvend, ku ky i fundit e ka akuzuar të përfshirë në një kompani offshore në Holandë. Kjo ka bërë që kryeministri Rama t’i cilësoj këto si akuza ekstreme penale që bëhen pa prova dhe fakte.
Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se fshihet pas një kompanie offshore në Holandë, e cila ka marrë inceneratorin e Tiranës.
“Inceneratori i Tiranës i është dhënë Klodian Zotos, ju në fillim thatë që s’do ishte zoto por do ishte një sipërmarrje e madhe italiane. Pastaj zbuluam që nuk kishte kompania të huaj, ishte i njëjti njeri që kishte marrë Elbasanin. Të njëjtën ditë që firmosët kontratën, zoto ia transferoi kontratën një kompania offshore në Holandë. Dolën që zoto ka krye korrupsion dhe prapë koncesionet të Elbasanit dhe Fierit janë të sekuestruar, i Tiranës vazhdon të jetë në pronësi të një kompania offshore në Holandë, teorikisht. Kompania është offshore nuk e dimë kush janë pronarët. Fakti që ju i jepni një njeriu që është i përfshirë në aferë korruptive, duke i hapur çdo lloj dere, duke i dhënë monopolin e inceneratorëve, fakti që ky zotëria e çon kompaninë në offshore, vazhdoni e paguani. Kjo më bën të mendoj që pas këtij skandali, pas inceneratorët të Tiranës mund të jeni vetëm ju. Ose hajde na thoni se jeni të paaftë ju gënjen zoto ose jeni ju pronarët e vërtetë”, tha Shehaj.
Kryeministri Rama tha se nëse do të ishin të vërteta ai do të ishte para drejtësisë.
“Jam gjithmonë në dilemë nëse jeni idiot. Ju thatë që unë fshihem pas një offshorë në Holandë. Kjo është shumë e rëndë. Më sillni një provë. Ju ftova që ju të jepni provën dhe në të gjitha ato që thatë unë nxora përsëri dilemën time, ju jeni idiot apo bëni vetë. Ti thuash tjetrit që është në krye të qeverisë t’ja thuash në sy të gjithë publikut se je i fshehur pas një kompanie offshore në Holande dhe të dalësh këtu dhe të bësh një skeç të zhurmshëm se rruga Tiranë-Vlorë është kaq km dhe unë kam lindur në Selenicë, unë nuk di se çfarë të them pasi këto janë akuza ekstreme. Akuzat ekstreme bëhen vetëm në bazë të provave. Nuk mund të zini foltoren dhe ti drejtoheni një publiku të tërë dukë shpifur. Në duhet menjëherë të shkoni në drejtësi. Nuk mund të them se duke parë sesi juve vrapin në drejtim të paditur të thoni se jeni në kërkim ndërkombëtare. Ore fare. Se kam problem dhe të them që e kam takuar. Unë ju kuptoj shumë mirë juve. Po bëni akuza ekstreme penale pa fakte. Ose i bëni vetë, ose të ishit në pozitën që jemi ne do i kishit bërë. Se ndryshe mua nuk më shkon mendja të të akuzoj për çudira. Nuk ka mundësi për asgjë tjetër”, tha Rama.
/rtsh.al/