E Diel, 1 Nëntor 2026

Debate ne KLD per kompetencat e kancelarit

Projekt-ligji per administraten gjyqesore ka sjelle perplasje dhe kundershtime te gjyqtareve. Dje, mbledhja e Keshillit te Larte te Drejtesise eshte zhvilluar me debate nga ana e krereve te gjykatave. Kryetari i Gjykates se Tiranes, Albert Mece ka shpjeguar anetaret e KLD-se se kryetari i gjykates duhet t'i drejtohet ministrit te Drejtesise nese sheh shkelje te kancelarit. "Shqetesimi yne eshte, kush do zbatoje urdhrat e Keshillit te Larte te Drejtesise, ne apo kancelari? Dhenia e kompetencave tona, njesoj si t'i jepen gjykates. Nese kancelari nuk zbaton urdhrin, do t'i drejtohemi ministrit?", deklaroi Mece. Me tej fjalen e ka marre kryetari i Gjykates se Vlores, Artur Malaj, i cili ka qene mjaft i ashper dhe i drejtperdrejte lidhur me kontestimet rreth ligjit per administraten gjyqesore. "Kemi te bejme me nje ligj qe shkel pavaresine e tij. Pavaresia financiare eshte shkelur pasi eshte lene jashte ketij procesi. Ekzistojne me kete ligj dy struktura paralele, ajo administrative dhe kryetari formal pa asnje kompetence" tha dje Malaj. Nga ana tjeter anetari i KLD-se, Armando Subashi, pas deklarimeve te dy kryetareve eshte shprehur se "ky eshte nje projekt i munguar ne kohe. Ajo qe ka caluar ka qene dhe statusi i administrates gjyqesore. Ky projekt ka arritje sepse i ka barazuar nepunesit e administrates gjyqesore me nepunesit civil. Megjithate, struktura duhet percaktuar nga vete ligji dhe jo nga ministri. Ajo qe na shqeteson jane nenet 4.5.6. per pavaresine e gjykatave". Ne kundershtim me kete projekt-ligj ka qene edhe anetari i KLD-se Artan Gjermeni, i cili ka bere me dije se nese miratohej ky projekt-ligj atehere cenohej pavaresia e gjyqesorit, per kete ai nuk duhet te miratohej. Mbledhja ka perfunduar ne oret e mesdites dhe eshte vendosur qe KLD te mblidhet serish javen e ardhshme, diten e premte, per te dale me konkluzione dhe mendime nga grupi i interesit lidhur me ligjin per administraten gjyqesore, te cilat do t'i behen te ditura Komisionit te Ligjeve qe po shqyrton kete projekt-ligj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›