Kushtetuesja degjon shoqaten e gjyqtareve
Gjykata Kushtetuese nisi dje shqyrtimin e ankeses se bere nga shoqata e gjyqtareve, per ligjin "Organizimi i Pushtetit Gjyqesor", te miratuar muaj me pare me konsensus politik ne Kuvend. Ne seancen e djeshme, u degjua ankesa e gjyqtareve qe ligjin e quajne antikushtetues. Perfaqesuesit e shoqates kombetare te gjyqtareve u ankuan dje konkretisht ndaj nenit 37 te ligjit i cili percakton se zgjedhja e kancelarit dhe shkarkimi behet nga ministri i Drejtesise dhe ai pergjigjet per sherbimet ndihmese ne gjykate. Sipas anetareve te shoqates, me ndryshimet ligjore, qe tashme do te huazohen dhe ne projektin me te ri qe po diskutohet ne komisionet parlamentare, ate te administrates gjyqesore, pushteti gjyqesor nuk ka me mundesi te administroje sherbimet ne gjykate. Duke ja kaluar ato habitshmerisht, Ministrise se Drejtesise, organ i cili i perket kushtetueshmerisht, pushtetit ekzekutiv. Ligji per "Organizimin e pushtetit gjyqesor" u miratua ne shkurt te ketij viti. Ndonese pati konsensus te gjere politik, ligji nuk gjeti mbeshtetjen e gjyqtareve qe e kritikuan si antikushtetues dhe u ankuan ne Gjykate Kushtetuese. Institucion qe vetem dje nisi shqyrtimin e kerkeses se tyre dhe kerkon jo pak kohe deri ne momentin kur duhet te dale me nje vendim.