Skandali i ilaceve, nen hetim spitali i Elbasanit

Elbasan- Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet lidhur me skandalin e ilaceve ne qendren spitalore te ketij qarku. Behet fjale per tenderin e zhvilluar dy vjet me pare qe ka rezultuar me abuzime ne cmimet dhe ilacet stok. Vete drejtoria e spitalit ka denoncuar disa jave me pare problemin ne Prokurorine e Elbasanit, e cila ka grumbulluar te gjithe dokumentacionin e dy viteve te fundit per veprimet e kryera me ilacet e blera.
Jane vene re abuzime financiare qe shkojne deri ne 3,2 milione leke per momentin dhe sasi ilacesh te ndryshme te marra mbi nevojat e spitalit dhe qe po shperndahen ne spitale te tjera, aty ku mungojne. Burime zyrtare nga institucioni i akuzes konfirmuan nisjen e hetimeve dhe perfundimin e investigimit shume shpejt, me personat pergjegjes. Nuk u bene te ditur emrat e te dyshuarve, por mesohet se nen hetim jane zyrtare te spitalit qe kane zhvilluar tenderin dhe me pas vendosur cmimet qe kane rezultuar me diferencen nga ato realet ne fature.
Sipas kryeprokurorit Elvin Gokaj, kjo ceshtje tashme eshte drejt zbardhjes dhe se shpejti personat pergjegjes do te perballen me drejtesine. Sipas tij, problemi me i madh ne qendren spitalore te Elbasanit eshte abuzimi me cmimet e ilaceve. Nga hetimi i kryer prej prokuroreve, cmimi i blerjes se barnave nuk korrespondon me cmimin e paraqitur ne drejtorine e Qendres Spitalore. Per mjaft ilace ky cmim eshte me i larte se vlera reale e blerjes se tyre.
Burime te organit te akuzes konfirmuan se behet fjale per nje abuzim qe kap shumen 3,2 milione leke. Aktualisht grupi hetimor eshte duke nxjerre diferencen qe ekziston mes fatures se blerjes se barnave nga personat pergjegjes dhe fatures se servirur ne Drejtorine e Qendres Spitalore. Kane qene vete drejtuesit e spitalit qe kane denoncuar abuzimin me tenderin e ilaceve. Per arsye hetimi ende nuk behen te ditur emrat e autoreve te ketij abuzimi, por thuhet se jane ish drejtues te spitalit.
Nderkohe qe ne depon farmaceutike te qendres spitalore te Elbasanit mesohet se ndodhen sasi te medha Lidokaine, qe eshte nje anestetik lokal,dhe preparateve te kalciumit, si Calci Chlorati etj.
Drejtori aktual i spitalit Arben Paralloi, eshte duke rregulluar ekuilibrin me medikamente ne spitale, duke derguar barnat stok atje ku ato mungojne dhe anasjelltas. Madje ne disa raste barnat e domosdoshme jane marre edhe hua. Nje vemendje e madhe po i kushtohet furnizimit me serume dhe barnave baze spitalit Pediatrik, ku cdo dite shtrohen dhe mjekohen dhjetera femije.
Por problemi i ilaceve nuk eshte vene re vetem ne qarkun e Elbasanit, pasi disa dite me pare edhe ne Qendren Spitalore "Nene Tereza" eshte verejtur i njejta dukuri, ku eshte denoncuar abuzime nga ish drejtuesit e qendres me tenderet e ilaceve dhe sasite e mbetura stok ne magazina. Prokuroria e Tiranes dhe ajo e Pergjithshme shpjeguan se nuk ka nje denoncim konkret per kete ceshtje dhe se nuk kishte nisur hetim.