"Kancelari" fut ne sherr politiken me gjyqesorin
TIRANE - Gjyqtaret dhe opozita kerkojne pezullimin e diskutimit te projektligjit te qeverise per "Administraten Gjyqesore", por maxhoranca nuk ka toleruar. Ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, ne emer te gjyqtareve, kryetarja e Shoqates Kombetare te Gjyqtareve, Manjola Bejleri e quajti nismen antikushtetuese, te paplote dhe njeanshme. "I kerkojme Kuvendit qe te pezulloje proceduren e shqyrtimit te Projekt-ligjit "Per administraten gjyqesore", deri ne perfundimin e shqyrtimit te kerkeses sone nga Gjykata Kushtetuese per shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten te disa neneve te ligjit "Per organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqesor", theksoi Bejleri. Sipas saj, ndonese titujt e ligjeve jane te ndryshme, pavaresia e pushtetit gjyqesor cenohet njesoj dhe ndalimi i marrjes se nje vendimi nga Kuvendi, do te mundesonte parandalimin e veprimeve qe po kryhen ne shkeljen e pavaresise se pushtetit gjyqesor. Por sipas kryetarit te komisionit Ilir Rusmali, gjyqtaret jane thirrur per te dhene mendime, jo direktiva se cfare duhet te beje Kuvendi. Kjo shkaktoi debate ne komisione, pasi socialisti Fatmir Xhafaj, njekohesisht nenkryetar i Komisionit, e quajti provokim ndaj te ftuarve te pranishem per te dhene mendime per projektin. "Ne kerkojme nje administrate gjyqesore qe t'i sherbeje drejtesise dhe jo nje administrate gjyqesore qe nuk ben gje tjeter vecse thellon me tej konfliktualitetin ndermjet ekzekutivit dhe gjyqesorit", u shpreh Xhafaj. Sipas tij, me keto menyra, debatet qe po ndodhin ne nivele te larta, pra konflikti qe ka ministri i Drejtesise me KLD-ne, me projektin e ri do te preke dhe gjykatat. "Ne do te kemi nje fryme tjeter konfliktuale te zbritur ne nivelin e gjykatave, ndermjet kancelarit si perfaqesues i Ministrit dhe gjyqtareve", u shpreh Xhafaj. Problematika e projektit sipas opozites dhe shoqates se gjyqtareve qendron me shume tek statusi qe kancelari merr me kete projekt. Sipas statusit, kancelari zgjidhet direkt nga ministri, dhe opozita e quan nje post politik. Nga ana tjeter kundershtohen dhe kompetencat e tij qe krahasohen me rolin e kryetareve te gjykatave. Bejleri kritikoi gjithashtu faktin se mendimet e gjyqtareve nuk jane marre fare parasysh ne hartimin e ketij projektligji. Ndonese Presidenti i Republikes, Bamir Topi disa dite me pare beri thirrje qe ato te jene pjese e debatit. "Nuk duhet te lejojme qe kjo reforme ne drejtesi nga nje debat i gjere e konstruktiv, te shnderrohet ne nje lufte per pushtet ku njeri kerkon te zhvate e tjetri te ruaje ate qe ka", theksoi Bejleri. Sipas saj, me te tilla metoda cdo gje do ti bjere ne kurriz qytetarit dhe shtetit, pasi eshte kosto ne dhenien e drejtesise. Bejleri theksoi dhe faktin se per hartimin e ketij projektligji nuk eshte marre as mendimi i KLD-se apo grupe te tjera te interesuara. Ndersa perfaqesues te kancelareve te gjykatave vleresuar projektligjin, sidomos ne elementin e pageses me statusin e nepunesit civil.
Rezervat e Shoqates Kombetare te Gjyqtareve
Ligji thellon jo vetem papajtueshmerite me Kushtetuten ne cenim te pavaresise se pushtetit gjyqesor, por sjell dhe c'organizim dhe demtim te punes se perditshme te gjykatave.
Kerkojme pezullimin e proceduren e shqyrtimit te Projekt-ligjit "Per administraten gjyqesore" deri ne perfundimin e shqyrtimit te kerkeses se Shoqates Kombetare te Gjyqtareve nga Gjykata Kushtetuese.
Projekt-ligji "Per administraten gjyqesore", i hartuar nga Ministria e Drejtesise, i pasuar dhe nga rregullorja jane te papajtueshme me Kushtetuten.
Ritheksojme qendrimin tone kritik lidhur me mosperfshirjen e gjyqtareve ne hartimin e ketij projekt-ligji.
Nuk duhet te lejojme qe reforma ne drejtesi te shfrytezohet per te vartesuar Gjyqesorin nga Ekzekutivi.
Rozeta Rapushi