E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate në KQZ për bojën që do të përdoret në zgjedhje

Cilësia e bojës që do të përdoret në zgjedhjet vendore të 8 majit ka qenë shkaku i debateve në mbledhjen e radhës në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Genc Gjoncaj deklaroi se mungesa e shpjegimeve në lidhje me bojën janë një tjetër shenjë për të tentuar që të manipulohen zgjedhjet.
 

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor Arben Ristani u shpreh se boja e cila do të përdoret në zgjedhje i ka plotësuar të gjitha kriteret e duhura dhe kjo është e konfirmuar edhe prej përgjigjes së laboratorit.
 

Miratimi i ambjenteve private për votim në Kamëz ishte një tjetër pikë e cila ngjalli përsëri diskutime.E dhe pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për rishikimin e ambjenteve të para përfaqësuesit e Partisë Socialiste nuk ranë dakort edhe me ambjentet e reja të paraqitura.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›