Debate në Këshillin Bashkiak për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit

Procesi i zgjerimit të Rrugës së Elbasanit , ka sjellë debate të forta mes anëtarëve të këshillit bashkiak të Tiranës. Por gjatë fjalës së tij , duke iu përgjigjur këshilltarëve socialistë, kryebashkiaku Lulzim Basha deklaroi se zgjerimi i rrugës së Elbasanit ul ndjeshëm trafikun dhe ndotjen, ndërsa siguroi pemët e prera do shumfishohen brend akëtij viti.
Po ashtu gjatë diskutimeve mbi taksat që mbledh bashkia e Tiranës, krybashkiaku deklaroi se taksat jo vetëm që nuk janë rritur gjatë kësaj kohe por përkundrazi janë ulur, ndërsa siguroi për transparencë në mbledhjene tyre.
Ndërkaq Këshilli Bashkiak miratoi tre pikat e rendit të ditës, që janë pagesa e anëtarësisë në shoqatën e bashkive, anëtarësimi dhe financimi i kuotës që Tirana, të bëhet pjesë në kryeqytetet evropiane dhe ndryshimi për stimulimin e nxënësve me rezultate të shkëlqyera. Ndërkaq treguesit e realizimit të buxhetit 2011 dhe devijimi i qarkullimit për faljen e Namazgjasë janë shtyrë. Po ashtu shqyrtimi i kërkesës së PS-së për ngritjen e një komisioni të përkohshëm nuk u miratua.