Kequshqyerja shkak për vdekshmërinë tek fëmijët
Kequshqyerja është një nga faktorët kryesorë që çon në statistika më të larta të të vdekshmërisë tek fëmijët, sidomos në zonat rurale. Këtë e bën të ditur përfaqësuesi i Unicef gjatë shpalljes së konkursit "10 nënat më të mira të vitit". Gjithashtu nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë 13 % e fëmijëve në Shqipëri ,nën moshën 5 vjeç vuajnë nga kequshqyerja dhe vetëm 1/3 e tyre ushqehen sipas programit të rekomanduar.
Konkursi zhvillohet në kuadër të programit për reduktimin e kequshqyerjes së fëmijëvë shqiptarë, financuar nga fondi spanjoll, në partneritet me kombet e bashkuara me qëllim nxitjen e nënave të reja drejt informimit për mënyrat e reja dhe më të mira të ushqyerjes së fëmijës. Të interesuarit për të marrë pjesë në konkurs mund të gjejnë formularët në të gjitha qëndrat shëndetësore. Për 10 nënat fituese do të ketë dhurata që ndihmojnë në mirërritjen dhe ushqyerjen e fëmijëve.