E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta në Fier: Shqipëria, tregues pozitiv në shëndetësi

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka deklaruar nga Fieri se Shqipëria po reflekton tregues pozitiv në fushën e shëndetësise gjatë viteve të fundit. Duke qenë pjesë e një tryeze të rrumbullakët me gratë e Lëvizjes së Gruas për Integrim, me temë "Shëndeti i gruas" jo vetëm në Fier, por në gjithë vendin, Meta u shpreh se politikat shëndetësore ndaj gruas, nënës dhe fëmijës duhet të konsolidohen më tej. Ai ka folur edhe për investimet e qeverisë shqiptare në shëndetësi, sidomos për instalimin e pajisjeve të ndryshme në qendrat spitalore.
Kreu i LSI-së, Ilir Meta u shoqërua edhe nga nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili, i cili tha se në shëndetësi janë zbatuar disa projekte që kanë të bëjnë me kujdesin ndaj nënës dhe fëmijëve, projekte për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijës , lufta kundër kancerit etj.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›