Miratohet lista e barnave të rimbursueshme, përmban 413 të tilla
Tiranë- Qeveria ka vulosur sot propozimin e Ministrit të Shëndëtësisë për listën e barnave të rimburshueshme nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
Vendimi Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të kujdesit shëndetësor dhe masën e mbulimit të çmimit të tyre. Kjo listë përfshin 413 barna dhe është hartuar në bazë të klsifikimit ndërkombëtar të sistemit ATC (anatomik, terapeutik dhe kimik).
Në këtë listë është aplikuar masa e mbulimit të çmimeve të barnave, që varion nga 50 % deri në 100%, duke patur parasysh disa kritere shkencore, me qëllim që ti japë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; Për sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; Për sëmundje të cilat shkaktojnë invaliditet; Për sëmundje që kanë rrezikshmëri për përhapje në shoqëri; Për sëmundje të cilat shkaktojnë shumë vuajtje; Për sëmundje kronike të cilat kërkojnë mjekim të zgjatur.
/IDEA/