E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate në Kuvend për by passin e Fierit dhe të Vlorës

 Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë nga debatet mes deputetëve të opozitës dhe ministrave Ridvan Bode dhe Sokol Olldashi në lidhje me ndërtimin e By passeve të Fierit dhe të Vlorës. Deputetët socialistë kanë akuzuar qeverinë dhe drejtuesit e ministrisë përgjegjëse për paaftësi në këtë drejtim, duke theksuar se kostot për ndërtimet e këtyre segmenteve janë shumë të larta.

“Është e qartë që projekti Fier- Vlorë është në rast dështimi. Në këtë parlament janë miratuar marrëveshjet financiare për të dyja akset, dhe nuk janë bërë fjalë që vetëm janë vonuar. Vonesat në akset Fier-Vlorë dhe Fier- Tepelenë kanë të bëjnë sepse ministri e devijoi projektin” theksoi deputeti Arben Malaj.
 

Ndërsa ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka deklaruar gjithçka po ecën sipas parashikimeve dhe se ky projekt parashikohet të nisë realisht në fillim të verës së këtij viti.  "Nuk ka pasur dështim të projektit por problem teknik për të cilën është informuar. Ka pasur shtrirje të hartës së Apollonisë, dhe nuk mund të kalonim përmes Parkut Arkelologjik. Ka pasur një problem për Levan- Vlorë dhe e vetmja mënyrë për të zgjedhur ishte devijimi pasi autostrada prekte pjesën arkeologjike të qytetit të Apollonisë. Projekti i BE ka kosto reale. Për pjesën e Apollonisë ka kosto të përcaktuar qartë. Nuk ka asnjë problem në investimet publike në Shqipëri. I vemti problem që keni ju Malaj është se doni të tregoni radikalizëm” theksoi Olldashi.
 

Ndërkohë duke reaguar në lidhje me akuzat e deputetëve të PS-së se kostot e projekteve janë shumë të lartë ministri i Financave, Ridvan Bode theksoi se kredia e marrë për ndërtimin e tyre është shumë e butë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›