E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emery i kënaqur me paraqitjen ndaj Barcës

Trajneri i Valencias, Unai Emery, është i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në disfatën 2-0 nga Barcelona në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

“Ne duhet t`ia japim meritat Valencias për atë çfarë bëri kundër një rivali të madh dhe lojtarëve të mëdhenj. Për t`i mposhtur ata ne duhet t`i bëjmë gjërat më mirë”.

“Ne kishim dy ndeshje të mira kundër tyre, por na mungoi diçka. Gjëja më e rëndësishme është se ne kishim shanse për të shënuar, që është gjë pozitive, ndërsa aspekti negativ ishte që ne i lejuam ata të krijojnë shanse, të cilat nuk është dashur t`i kenë”.

“Ne ishim të pafat për të pasur ndeshje të mira dhe nuk mund ta mposhtnim Barcelonën për shkak të kualitetit që ka. Ne e dinim se kjo sfidë do të ishte e vështirë, por kishim shpresa. Ne e dinim se kishim nevojë për një ndeshje të përkryer kundër tyre, dhe kjo nuk ndodhi”, ka thënë Emery.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›