E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate në Kuvend për fshehjene censusit, PS pro gazsjellësit

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Seanca e parlamentit TIRANE - Ne Kuvend po zhvillohet seanca parlamentare për ndryshime në ligjin e gazit natyror dhe atë të statistikave zyrtare. Deputetët socialistë Ahmetaj dhe Balla debatuan për të dyja çështjet.
 
Ora 11. 57  BALLA: BERISHA FSHEHU 913 000 TE PAPUNE DHE POPULLSINE SIPAS QARQEVE

Me urdhër të Sali Berishës, janë fshehur të dhënat e censusit për 913 mijë të papunë në vend, ç’ka konfirmon shifrën e dhënë prej nesh prej 1 milionë të papunësh, tha sot gjatë debateve në Kuvend, deputeti socialist Taulant Balla, gjatë diskutimit të projektligjit për INSTAT.

Me urdhër të tij, tha Balla, është fshehur edhe popullsia rezdenciale në bazë të qarqeve. Këtë të fundit duhet të dijë mirë mbesa e gruas së Berishës, në krye të Instatit, sepse Kryeministri i ka zënë grykën INSTAT-it dhe shembull janë faktet.

Censusi kryhet njëhërë në 10 vjet, ka një rëndësi të dorës së parë përsa i përket të dhënave të tij, por unë nuk do të merrem këtu as shifrat e dyshimta për çështje kombësie, fetare etj, as me shpërblimin e militanëve që u bënë anketues, por me fshehjen e të dhënave të rëndësishme, siç është papunësia.  Deri më sot ajo shifër nuk është publikuar sëbashku me popullsinë rezidenciale në bazë të qarqeve. Në vend të saj na është dhënë vetëm një shifër e përgjithshme prej 2.8 milionë rezidentësh.

AHMETAJ: PRO GAZSJELLESIT, DO TE NDERTOHET GJATE QEVERISJES SE PS

Ora 11: 30 Projekti i gazsjellësit është në interesin tonë, sepse do të jetë qeverisja e Partisë Socialiste sëbashku me konsorciumin dhe faktorët e tjerë që do ta realizojnë atë gjatë 5-7 viteve të ardhshëm. Kështu ka deklaruar sot në Kuvend, Arben Ahmetaj, deputeti i PS-së, gjatë diskutimit të disa ndryshimeve në ligjin për sektorin e gazit natyror.

Ahmetaj foli në mënyrë kritike për dokumentin e prezantuar nga Qeveria shqiptare për këtë qëllim, pasi shifrat për përfitimet nga gazi, të punësuarit etj. që deklamon Qeveria shqiptare, janë qesharake; nuk ka fakte konkrete, nuk dihet çfarë përfiton Shqipëria kur Turqia dihet që do të marrë 40% të furnizimi.

E tërë kjo, tha ai, bëhet si nga paaftësia, ashtu edhe nga dashakeqësia për ta përdorur këtë projekt për qëllime elektorale. Shqipëria nuk ka se çfarë të diskutojë për të përveçse ta mbështesë dhe ta lehtësojë realizimin e këtij projekti.

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›