Kryeparlamentarja Topalli fton gratë e të rejat t’i bashkohen lëvizjes globale
Sot “One billion Rising”
Në kuadër të ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli fton të gjitha gratë, nëna e të reja për t’iu bashkuar lëvizjes globale “One billion Rising”.
“Gratë nesër (sot) do ngrihen, gratë do kërcejnë, gratë nesër do këndojnë nën muzikën e këngës himn “BREAK THE CHAIN”, shkruan në faqen e “Facebook”, kryetarja e Kuvendit, Topalli.
Është hera e parë që Shqipëria i bashkohet kësaj lëvizje kundra dhunës ndaj gruas.
Kjo është një fushatë nga gratë, dhe për gratë, organizohet në mbarë botën, çdo 14 shkurt dhe bën apel për ti thënë stop dhunës, stop diskriminimit, pro drejtësisë ndaj grave.
Kjo është një thirrje e një bilion grave në mbarë botën të cilat janë të ftuara të dalin dhe të lënë për një ditë të vetme shtëpitë e tyre, biznesin, apo zyrën, për tu bashkuar në një kauzë të përbashkët; atë të respektimit të të drejtave të tyre ne çdo drejtim: në familje; në punë; në shkollë etj.