E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat e zgjedhësve ne KQZ, PS: 6500 emra të dubluar

TIRANE – Kemi një regjistër kombëtar të pabesueshëm dhe familje pa një adresë të qartë, ka thënë sot në Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, teknicieni i PS-së, i caktuar për të paraqitur raportin mbi verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Sipas tij, rezultonin mbi 6500 zgjedhës të dubluar.

KQZ u mblodh sot për të shqyrtuar raportet e auditëve teknicienë që do të verifikojnë veprimet në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe proçesin e hartimit të listave, deri më datën 3 shkurt 2013.

Dy auditët teknicienë të caktuar nga KQZ, përkatësisht nga kryetarja dhe nënkryetari, kanë paraqitur raporte të veçanta me shifra dhe konluzione të ndryshme. Konkluzionet nuk janë pranuar sot nga Kryetarja e KQZ-së, Lleshi, e cila ka kërkuar që të lexohen vetëm raportet.

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›