E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate ne parlament per privatizimin e Lana Bregasit

Privatizimi i hidrocentralit Lana-Bregas, aktualisht pronësi e KESH-it, nga ujësjellësi i Tiranës, ka ndezur debate të forta në seancë plenare. Deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar këtë akt, duke u shprehur se hidrocentrali po shitet për të shtuar buxhetin e shtetit në kurriz të drejtorisë së ujësjellësit, i cili nuk është në gjendje të mirë financiare.
I pranishëm në sallë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se provatizimi po bëhet me qëllim që mos të rritet kostoja e ujit.

Kjo çështje ka shkaktuar batuta në adresë të deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, i cili bëri akuza të forta për qeverinë, duke pretenduar se privatizimi po bëhet për të shtuar faturat elektorale.

Me votimin e këtij akti, hidrocentrali i Lana-Bregasit kalon nën pronësinë e Ujësjellës Kanalizimeve, e cila e ble atë kundrejt vlerës 15 milionë euro. Brenda 5 vjetëve, shpenzimet për energjinë elektrike nuk do përfshihen më në koston e çmimit të shitjes së ujit tek qytetarët e Tiranës, duke e bërë që ky privatizim ketë ketë efekt social ndaj konsumatorëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›