E Hënë, 2 Nëntor 2026

Debate për borxhin publik mes qeverisë dhe opozitës

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot gjatë diskutimit mbi parimet e projektbuxhetit 2026 në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, se borxhi publik ka shënuar një rënie të konsiderueshme në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), duke u ulur për 16 pikë përqindje gjatë viteve të fundit.

Nga ana e tij, deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, e cilësoi si propagandë qeverisëse përdorimin e treguesve relativë ndaj PBB-së.

“Qeveria flet për borxhin publik në përqindje të PBB-së, por vlera absolute e borxhit vazhdon të rritet, dhe borxhi për frymë rritet gjithashtu”, tha Leskaj.

Por ministri Malaj solli në vëmendjes se diferenca mes të ardhurave dhe borxhit për frymë aktualisht arrin rreth 5 mijë euro, nga 1 mijë euro që ishte në 2013-ën.

“Megjithëse borxhi në vlerë absolute ka vazhduar të rritet, qytetarët përfitojnë nga një diferencë më e madhe mes të ardhurave dhe borxhit për frymë. Në vitin 2023, të ardhurat për frymë ishin rreth 3200 euro, ndërsa borxhi për frymë ishte 2200 euro, një diferencë prej vetëm 1000 euro. Sot, të ardhurat për frymë kanë arritur rreth 10400 euro, ndërsa borxhi për frymë është rreth 5600 euro, duke krijuar një hendek prej rreth 5 mijë euro që reflekton rritje të fuqisë blerëse të qytetarëve”, tha ai.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›