Heraklion, destinacioni më i ri nga aeroporti “Nënë Tereza”

TIRANË, 11 nëntor/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga sot ofron fluturime direkte drejt Heraklionit, në Kretë, qyteti i katërt më i madh në Greqi.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilësoi këtë linjë si një “urë të re” mes Shqipërisë dhe Kretës, që do t’u shërbejë mijëra qytetarëve shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në ishullin grek, si dhe do të rrisë fluksin e vizitorëve drejt Shqipërisë.
Kjo linjë e re është pjesë e strategjisë për zgjerimin e ofertës ajrore dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik dhe biznesi për rajonin e Mesdheut.
“Aeroporti “Nënë Tereza” po shënon rritje të vazhdueshme, me 118 destinacione aktive dhe një rekord të ri në horizont, duke pritur të arrijë 12 milionë pasagjerë gjatë këtij viti”, deklaroi Balluku.
Nga janari deri në shtator aeroporti i Rinasit ka përpunuar një numër të lartë pasagjerësh dhe turistësh, duke u kthyer kështu në portën më të madhe të hyrje-daljeve në Shqipëri.
Sipas të dhënave në 9 muajt e parë të vitit, rezulton se në Rinas janë përpunuar mbi 9 milionë pasagjerë në hyrje dhe dalje të vendit tonë.
1 nga 6/a.f/r.e/