Debate per letrat, opozita i quajti te njeanshme
Pa u shprehur ende forcat politike, kritika ndaj gjashte emrave te Presidentit te Republikes, Bamir Topi per Gjykaten e Larte kane shprehur qytetare te thjeshte. Ne Komisionin parlamentar te Ligjeve nga qytetare te ndryshem ishin dorezuar disa letra, ku ankoheshin per vendimet qe disa prej pretendenteve per anetare te Gjykates se Larte kane dhene ne menyre te padrejte, sipas tyre. Kryetari i Komisionit, Fatos Beja, ishte ai qe u komunikoi kandidateve lajmin e hidhur se ka pasur kritika per vendimet qe ata kane dhene nder vite. "Per ju ka pasur pakenaqesi, e kjo na eshte komunikuar ne, nepermjet letrave te popullit te depozituara ne Kuvend", tha Beja, duke u munduar te qetesoje kandidatet se te gjitha do te shqyrtohen nga komisioni e me pas do te merret nje vendim. Sipas Bejes, deputetet do te shohin nese vendimet e dhena kane qene apo jo te drejta per qytetaret e thjeshte. "Ne do i shikojme me gjakftohtesi dhe maturi te gjitha gjerat dhe nuk do te anashkalojme asnje", theksoi Beja, duke permendur se per voten e mazhorances rendesi do te kene dhe letrat e qytetareve. Deklarate qe ve ne pikepyetje voten pro te mazhorances ne Kuvend per emrat e sjelle per here te dyte nga Presidenti Topi. Nje menyre e tille shqyrtimi e vleresimi u kundershtua nga deputetet e opozites, Fatmir Xhafaj e Blendi Klosi. Sipas tyre, nuk mund te merren parasysh letrat nga populli, pasi pakenaqesi gjithnje ka. "Menyra se si ju keni dorezuar dosjet ne kete komision dhe i keni plotesuar ato per gjithsecilin eshte tendencioze", tha Klosi. I mbeshtetur dhe nga Xhafaj, i cili akuzoi Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se ka bere perzgjedhje selektive per plotesimin e dosjeve. "Menyra se si jane mbushur dosjet me letra nga populli apo karakteristikat kur kane qene student kur kane 20 vjet qe ushtrojne profesionin e tyre, na bejne te dyshojme shume se qe ne pergatitjen e dosjeve mazhoranca tregohet tendencioze per kandidatura te caktuar", vijoi Klosi.
Emrat qe Presidenti dekretoi per anetare te Gjykates se Larte
Arjana Fullani
Drejtore e Shkolles se Magjistratures prej tete vitesh. Fullani ka marre titullin "Master" ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti i Tiranes.
Aleksander Muskaj
Ish-anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise per nje mandat. Aktualisht punon si gjyqtar prane Gjykates se Apelit Tirane.
Andi Celiku
Per gjashte vite rresht ka ushtruar profesionin e gjyqtarit ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor, Tirane. Prej dhjete vitesh punon si avokat.
Evelina Qirjako
Prej nentembedhjete vjetesh ushtron profesionin e juristes.
Guxim Zenelaj
Anetar i Keshillit te Larte te Drejtesise. Ka ushtruar profesionin e gjyqtarit per kater vite me radhe si dhe te ndihmesit ligjor ne Gjykaten e Larte per 13 vjet rresht.
Majlinda Andrea
Prej gjashtembedhjete vjetesh punon si gjyqtare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Durres.