E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefa: Liberalizimi i barnave shkaterron tregun e barnave

Partia Socialiste i kerkoi dje Prokurores se Pergjithshme te hape ceshtje penale ndaj Kryeministrit dhe qeverise per shperdorim te detyres. Permes nje deklarate per shtyp, deputetja socialiste, Rajmonda Stefa, beri dje nje denoncim publik per shkeljet e kabinetit qeveritar, lidhur me projektligjin per barnat dhe sherbimin farmaceutik te ndryshuar. Kete kerkese, ligjvenesit socialiste e bazuan ne shkaterrimin e tregut te barnave nga qeveria "Berisha". Deputetja Stefa, duke sqaruar mbi kete ceshtje, beri me dije se "diten e merkure, Komisioni i Shendetesise diskutoi me grupet e interesit projektligjin e ardhur nga qeveria "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9323, date 25.11.2004, "Per barnat dhe sherbimin farmaceutik", te ndryshuar". Por, sipas saj, ne nje kohe qe u diskutua ligji, zbardhet nje fakt trondites, sipas te cilit, qeveria me date 18.06. 2008 kishte nxjerre vendimin e Keshillit te Ministrave ne zbatim te ketij ligji. "Por, antikushtetushmeria thellohet edhe me tej, me nje urdher te nxjerre nga ministri i Shendetesise qe, meqenese ligji nuk eshte miratuar ne Kuvend, VKM te mos zbatohet", vleresoi Stefa gjate fjales saj. Gjithashtu, ne vijim te ketij qendrimi, deputetja socialiste vuri ne dukje se "projektligji qe ka sjelle qeveria me pretendimin se do te liberalizoje tregun e barnave, jo vetem qe nuk e arrin kete, por ajo e shkaterron dhe e kthen ne anarki tregun e brishte te tregtimit te barnave ne Shqiperi". Per kete arsye, Stefa denoncoi shkeljen kushtetuese te bere ne menyre kolegjiale nga Keshilli i Ministrave, duke i kerkuar organit te Prokurorise, Prokurores se Pergjithshme, te filloje ceshtjen penale per shperdorim te detyres ndaj Kryeministrit dhe qeverise. Si rrjedhoje, permes ketij denoncimi, tashme deputetja socialiste eshte ne pritje te thirrjes qe duhet te beje Prokuroria e Pergjithshme per te hapur ceshtje penale, ne baze te ligjit per iniciativa personale. Madje, duke kembengulur ne akuzat e saj, Stefa shkoi dhe me tej, kur denoncoi se "VKM mbi kete ceshtje tashme eshte fshire nga faqja zyrtare. Por ne momentin kur Prokuroria do te ndermarre hapat e duhura per nje proces penal, une jam e gatshme te dorezoj te gjithe materialin qe disponoj, pasi zoteroj VKM qe qeveria, me date 18.06.2008, kishte nxjerre ne zbatim te ketij ligji. Pra, ligji eshte akoma ne kalendarin e punimeve te Kuvendit, nderkohe qe VKM ka 45 dite qe ka dale". E si per t'i meshuar me me force kundervenies se saj ndaj veprimeve te ndjekura nga qeveria mbi kete projektligj, Stefa vleresoi se "te tilla krime antikushtetuese dhe antiligjore mund t'i degjosh te aplikohen ne Republiken e bananeve, jo ne nje vend, i cili ka marre ftesen per ne NATO dhe kerkon te aplikoje per t'u bere anetare e BE, nje vendi qe pretendon te ndertoje shtetin e se drejtes". Nga ana tjeter, projektligji i propozuar nga qeveria pati hasur kundershti te forta dhe nga anetaret e Komisionit parlamentar te Shendetesise. Heqja e lejes se barnave, sipas anetareve te komisionit, do te thote daljen jashte funksionit te pulles se cmimit. Kjo do te sjelle abuzim te cmimit, si dhe cilesi te dobet te medikamentet. "Te zbatosh kete menyre ligji, sic thone drejtuesit aktuale te Ministrise se Shendetesise, eshte si te fusesh bomben ne vendin tone dhe me pas ta kontrollosh ate. Edhe me medikamentet e njejta rruge do te ndiqet e njejta rruge. Ato do te futen ne vendin tone pa e ditur vendin e origjines, me pas do te behet kontrolli nese jane per pacientet apo jo", kane nenvizuar specialistet e fushes, por edhe anetaret e Komisionit te Shendetesise. Kundershtimet me te forta per miratimin dhe kalimin e ketij ligji ne parlament kane qene nga baza e grosisteve dhe Urdhri i Farmacisteve. O.Xh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›