E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate për statusin kombëtar për cirkun e Tiranës

Një ide e hedhur nga kryeministri Berisha për ti dhënë cirkut të Tiranës status kombëtar, duket se ka ngjallur mjaft polemika jo vetëm në mjediset mediatike, por dhe në ato artistike. Kalimi i varësisë së cirkut në atë të ministrisë, për drejtorin e teatrit të Metropolit do të thotë ulje e rendimentit të punës.

"Presim me kënaqësi që kjo të ndodhë, po nga ana tjetër do të na dukej jo e buku dh eshumë e dëmshme ndonjë ide për të marr një institucion nga një varësi për ta kaluar në varësi tjetër. Kjo vetëm do të ulte rendimentin e institucioneve artistike dhe do i c'orientonte duke dobësuar raportet e tyre me publikun", thotë Kico Londo, drejtor i Teatrit të Metropolit.

Ndërsa më tej Kico Londo, thotë se Teatri i Metropolit funksionon shumë mirë me 7 shfaqje në javë. "Vetëm këtë javë ne kemi vetëm 7 premiera që i ofrojmë publikut të kryeqytetit. Pesë premiera në teatër, dhe dy në cirk", vijoi Londo. Cirku i Tiranës është aktualisht në varësi të bashkisë së Tiranës.

Vilma Masha Azhornuar së fundi ( e premte , 02 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›