Shqipëria një vit në NATO, Topi e Topalli: Ngjarje historike
Presidenti Bamir Topi përshëndet njëvjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO duke e vlerësuar si ngjarje historike për shqiptarët. Në fjalën e tij ai ka falenderuar vendet që i besuan Shqipërisë dhe i mundësuan asaj realizimin e kësaj aspirate.
“Kombi shqiptar, një vit më parë, përjetoi ngjarjen më të madhe në historinë e tij, anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Sigurisë dhe të Paqes, në NATO", u shpreh Presidenti. Ai përgëzoi Forcat e Armatosura për pjesëmarrjen në misionet paqëruajtëse ndërsa u shpreh krenar për punën e tyre.
Ndërkohë në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë ishin të rinjtë që e festuan një vjetorin e anëtarësimit në NATO. Kryetarja e Kuvendit, u shpreh se jo rastësisht kjo ditë e madhe po festohet me të rinjtë, sepse mbi të gjitha “Shqipëria në NATO” është festa e të rinjve, që patën fatin të jetojnë në kohërat e lirisë, në kohën e rrëzimit të diktaturës komuniste.
"Dhe në këto ditë historike dhe sublime për popullin shqiptar, gjykoj se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është dinjitet për shqiptarët. është i hapur në epokën e lirisë, sigurisë, të prespektivës, të zhvillimit ekonomik dhe një të ardhme shumë të begatë për vendin tonë. Unë e vlerësoj anëtarësimin tonë në NATO si momentin më të ndritur pas shpalljes së pavarësisë në 1912 dhe rrëzimit të komunizmit në fillim të viteve '90", tha Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit.
Kryetarja e Kuvendi i siguroi të rinjtë se, 2010 do të jetë viti i heqjes së vizave, ëndra e kahershme e shqiptarëve që po bëhet realitet nga kjo mazhorancë, sikurse në 2009 realizoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Adi Darsi < I mëparshmi