Debate politike në konferencën “Karta e Adriatikut”
Dita e dytë e tryezës së konferencës së pestë të Kartës së Adriatikut ka shërbyer si një hapësirë debati politik mes opozitës dhe mazhorancës,ku deputeti socialist Arben Ahmetaj tha se nuk mund mund të pretendojmë çështje të mëdha integruese kur nuk kemi zgjidhur elementet bashkëpunues brenda vendit. Gjatë fjalës së tij Arben Ahmetaj tha se pa një bashkëpunim pozitë-opozitë në politikën shqiptare nuk mund të arrihet transformimi i institucionecve në Shqipëri.
Siguria dhe bashkëpunimi me vendet e rajonit për luftën kundër korruspionin dhe krimit të organizuar është efektiv tha ministri i brendshëm Bujar Nishani.
Duke folur për çështjet të sigurisë dhe në mënyrë të veçantë sa i përket sistemit të drejetëisë Arben Ahmetaj tha se nga ky system për arsye të zgjatjes së procedurave janë ndalur çështje që hetohen për afera korruptive.
Konferenca e pestë e Kartës së Adriatikut u mbajt për dy ditë me radhë në Tiranë. Kuvendi i Shqipërisë kishte ftuar të bëheshin pjesë e kësaj tryeze përfaqësues nga të gjitha vendet e rajonit përfshi këtu edhe Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën, vende këto të cilat nuk morën pjesë në këtë takim.