E Shtunë, 31 Tetor 2026

RISHM i vë 500 mijë lekë gjobë ACR-së

Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave (RISHM) pas hetimeve në Bulqizë pak ditë pas shpërthimit që i mori jetën një minatori për plagosi 8 të tjerë, vendosi masën e gjobës prej 500 mijë lekësh të reja ndaj firmës koncesionare ACR dhe 150 mijë lekë gjobë për inxhinierin dhe drejtorin.

Burime nga RISHM-i bëjnë të ditur se kjo masë administrative është marrë për neglizhencë të rregullave të sigurimit teknik në minierën e Bulqizës. RISHM i kërkoi ACR-së që të kryejë investime në minierë duke vënë sisteme të reja ajrimi në galeri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›