E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, gjendet i djegur në makinë oficeri i SHISH

UPDATE- Policia e Durrësit bëri me dije disa detaje të tjera lidhur me rrethanat në të cilat u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm, Esat Çoba, oficer i SHISH-it.

Burime nga policia thanë se viktima është gjetur në sediljen e pasme të makinës. Në pjesën e sipërme të makinës ka një të çarë e cila dyshohet se është shkaktuar nga të shtëna armësh. Gjithashtu, policia tha se ka gjetur edhe një gëzhojë në vendngjarje.

Dyshimet e para të policisë të çonin drejt një vetëvrasje të efektivit të SHISH, duke u nisur edhe nga një mesazh lamtumire që viktima i kishtë dërguar djalit të tij para se të vdiste.

Oficeri i SHISH-it u gjet mëngjesin e sotëm në zonën  e Currilave në Durrësit. Policia tha se 49- vjeçari është gjetur i djegur në makinën e tij tip Opel Corsa. Makina e viktimës kishte marrë flakë pasi ishte lyer me benzinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›