E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në minierë, RISHM gjobit ACR-në

Minatorët duke transportuar kolegët pas shpërthimit

Reparti i Inspektim- Shpëtim Minierave (RISHM) njoftoi sot se ka gjobitur me 500 mijë lekë kompaninë konçesionare në minierën e Bulqizës, ACR dhe me 150 mijë lek drejtorin e kompanisë dhe shefin e ajrimit.

Këto masa vijnë pas shpërthimit të disa ditëve më parë në pusin numër 2 në galerinë e minierave, ku humbi jetën një minator dhe u plagosën disa të tjerë. Pas inspektimeve të RISHM është dalë në përfundimin se shpërthimi është shkaktuar nga normat e larta të hidrogjenit në minierë, duke u provokuar nga një shkëndijë zjarri.

Sipas RISHM këto gjoba vijnë për të krijuar një disiplinë më të rreptë në punë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›