E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate te ashpra ne Konferencen gjyqesore

Është tensionuar Konferenca gjyqësore kombëtare, që nisi punimet pak më parë për të zgjedhur dy anëtarët e rinj të KLD-së.

Situata ka degraduar pasi gjyqtari Gjin Gjoni ka hedhur akuza të rënda ndaj nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu.

Gjoni ka kërkuar nisjen e procedurave për shkarkimin e Spahiut, të cilin e ka akuzuar për tejkalim të kompetencave dhe shkelje në kryerjen e detyrës.

Gjithashtu, Gjoni ka replikuar ashpër edhe me kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, pas vendimit për të larguar mediat nga salla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›