E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Harxhohet më shumë energji për politikë

"Në Shqipëri harxhohet më shumë energji për politikën sesa për të ardhmen dhe vizionin e vendit". Kështu është shprehur ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu në një tryezë për shëndetësinë ku ka shtuar se reformat e ndërmarra për këtë sektor duhet të jenë parësore.

Sipas tij shëndetësia ka nevojë për qeverisje të mirë dhe diskutimet e reformat në mbështetje të shërbimit shëndetësor janë shumë të rëndësishme.
 

"Nisma e ndërmarrë do të përmirësojë sektorin e qeverisjes dhe do të luftojë korrupsionin” theksoi Arvizu duke shtuar se SHBA-ja nëpërmjet USAID-it do të mbështesë të gjitha reformat për shërbimin e kujdesit shëndetësor.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›