E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogë me autobus drejt Greqisë, arrestohet

KAKAVIJE- Synonte te transportonte nje sasi droge drejt Greqise, por nuk i ka shpetuar dot kontrollit ne piken doganore. Policia kufitare ne Kakavije ka bere me dije se ka ndaluar nje te ri, 28-vjecar, pasi e ka kapur me 1 kg lende narkotike, e llojit marijuane, qe e mbante ne sedilje. Sipas policise, ne pranga eshte vene shtetasi Emanuel Hasani dhe eshte bllokuar ne cilesine e proves materiale lenda narkotike.

Mesohet se ai e kishte blere drogen ne Sarande dhe i kishte hipur autobusit te linjes  Sarandë-Athinë, vend ku ishte edhe destinacioni i lendes narkotike.

“Marijuana ishte mbështjellë në një pako që 28-vjeçari e mbante poshtë këmbëve”- kane thene burimet policore. Materialet ne ngarkim te te riut i kane kaluar tashme prokurorise se rrethit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›