E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu heq nga faqja e internetit deklaraten per takimin ne Bruksel

BE Zedhenesja Butler Ishim ne kontakt te ngushte me palen shqiptare

Reagimi i Komisionit Europian ka bere qe Ministria e Integrimit te terheqe nga sajti zyrtar i kesaj ministrie deklaraten e bere pas takimit te Komitetit te Stabilizim-Asocimit qe u zhvillua para pak ditesh ne Bruksel. Nga ana tjeter zedhenesja e komisionerit Fule Natasha Butler ka theksuar se KE-ja nuk sheh asnje lidhje mes detyrimeve te procesit te liberalizimit te vizave dhe organizimit sic duhet te zgjedhjeve lokale. Pergatitja e zgjedhjeve eshte ne duart e autoriteteve shqiptare dhe perben nje prioritet afatshkurter per Shqiperine qe te garantoje zgjedhje te lira te ndershme dhe transparente me 8 maj ne perputhje me standardet europiane dhe nderkombetare. Ky eshte dhe nje nga kriteret kyce te opinionit tha Butler duke pergenjeshtruar deklaraten fillestare te Ministrise se Integrimit se harxhimet qe ishin bere per kartat e identitetit nuk lejonin blerjen e pajisjeve per kontrollin e kartave. Sipas saj kontakti me palen shqiptare kishte bere qe ky qendrim te korrigjohej. Dje ishim ne kontakt te ngushte me autoritetet shqiptare. Ata terhoqen ate cfare kishin publikuar ne faqen zyrtare te Ministrise shqiptare te Integrimit Europian pas bisedimeve me ne. Dhe une ndjeva se ishte e rendesishme per ne qe te qartesonim qendrimin tone per Komitetin e MSA-se qe u mblodh para dy ditesh si dhe qendrimin tone per mungesen e lidhjes mes procesit te liberalizimit te vizave dhe zgjedhjeve lokale theksoi zedhenesja e Fules ne lidhje me takimin e disa diteve me pare ne Bruksel. Nga ana tjeter Butler theksoi rendesine e madhe qe zgjedhjet lokale kane ne rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian. Ne kete kuader Butler kerkoi qe palet te bashkepunonin me njera-tjetren per te mos e humbur kete shans. Autoritetet shqiptare dhe opozita nuk mund ta humbasin kete shans. Ne e kemi deklaruar shume qarte se eshte kyce ne opinionin per Shqiperine qe ne qofte se vendi do qe te perparoje ne rrugen e integrimit europian kete vit atehere zgjedhjet lokale duhet te permbushin plotesisht standardet e OSBE-se dhe ato nderkombetare theksoi Butler ne fjalen e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›