Debate të ashpra në kryesinë e PS-së
27/08/2009 Rrëzohen propozimet e Blushit
Blushi: Ky nuk është kongres, por votëbesim për Ramën
Asnjë nga pikat e propozuara nga Ben Blushi në platformën e tij për ndryshimet në statut nuk është pranuar dje në kryesinë e PS-së. Madje, kryesia e PS-së ka marrë vendim që kongresi i datës 29 shtator do të zhvillohet me mbyllur, gjë që nga kundërshtarët e Ramës është cilësuar si një precedent i pazakontë për një parti të hapur. Burime nga kryesia e PS-së bëjnë të ditur se dje janë zhvilluar debate të hapura mes anëtarëve të kryesisë. Më fillim debati është zhvilluar mes kandidatit Malaj dhe Erion Braçes, ndërsa zërat janë ngritur dhe më shumë në çastin që është kërkuar miratimi i pikës për moskandimin e kryetarit. Këtë herë ka qenë Ermelinda Meksi ajo që ka debatuar me Ben Blushin, aq sa debatet janë dëgjuar deri në oborrin e PS-së.
Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka preferuar të mos japë asnjë koment në lidhje me atë çfarë ka ndodhur dje në kryesinë e PS-së. As anëtarët e tjerë të kryesisë, ndërkohë që për medien, e cila ka pritur jashtë për rreth pesë orë, janë prononcuar vetëm Arben Malaj dhe Ben Blushi. Ky i fundit ka pranuar se kryesia nuk ka pranuar asnjë nga propozimet e tij. “Ndryshimet në statut u rrëzuan nga kryesia dhe s’duhet të merren parasysh në kongres. Ne kemi eksperiencën e vitit 2005, kjo mundësi u mohua. Ne kërkuam që kongresit t’i njihet pavarësia. U zgjodh një mënyrë e vjetër e PPSH-së, që, kur s’do të zgjidhet, një problem, krijo një komision. Rama po mban peng PS-në dhe kërkon një alibi për të justifikuar humbjen në zgjedhje. Pra, do të kemi një votëbesim dhe jo një përballje alternativash, prandaj po shkojmë në një kongres me dyer të mbyllura”,- u shpreh Blushi. Ndërsa Malaj u shpreh se ky duhet të ishte një kongres që do të ndihmonte partinë në momentet e saj të vështira, gjë e cila nuk po ndodh në partinë më të madhe të opozitës. Gjithsesi, Malaj nuk është shprehur për ndonjë tërheqje të mundshme.
Malaj braktis mbledhjen e kryesisë
Rreth tri orë pas zhvillimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, anëtari i kryesisë dhe kandidati për kreun e kësaj partie Arben Malaj është larguar nga mbledhja. Burime konfirmojnë për një konflikt me deputetin Erion Braçe si shkak i këtij largimi, ndërkohë që vetë Malaj gjatë një prononcimi për medien nuk e ka pranuar këtë fakt. Ai ka arsyetuar se largimi i tij nga mbledhja është bërë për shkak të një impenjimi tjetër të rëndësishëm të tij. “U largova pasi pata një takim të rëndësishme, të cilin nuk mund ta lija”, - e ka justifikuar braktisjen e mbledhjes ai. Malaj bëri me dije gjithashtu se gjatë mbledhjes mbajti fjalimin e tij, të cilin e mbështeti te menaxhimi transparent i procesit zgjedhor dhe pranimin e platformës së re të PS-së. Këto do të pasqyrohen në kongresin e jashtëzakonshëm.