Banka e Shqipërisë, apel për shpenzimet publike
27/08/2009 Fullani: Bankat aplikojnë politika të shtrënguara kreditimi nga frika e kredive të këqija
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u shpreh i shqetësuar në lidhje me rritjen e shpenzimeve publike. Sipas tij, kjo situatë mund të cenojë stabilitetin ekonomik të vendit. Deklarata u bë dje në një konferencë për shtyp gjatë analizës së situatës financiare aktuale në vend dhe bërjen publike të vendimmarrjes për politikën monetare.
Kujdes deficitin
Kreu i institucionit mbikëqyrës financiar kërkoi që qeveria të tregojë kujdes me deficitin buxhetor. “Politika fiskale ka krijuar dhe ka vazhduar të ruaj karakterin e saj ekspansionist gjatë vitit 2009, duke u reflektuar në rritjen e nivelit të deficitit buxhetor, kjo politikë ka ndikuar në mbështetjen e aktivitetit ekonomik gjatë kësaj periudhe, por ajo është reflektuar edhe në rritjen e normave të interesit të letrave me vlerë të qeverisë. Ruajta e stimulit fiskal në këto nivele është e papërballueshme në një periudhë afatmesme”,- tha Guvernatori Fullani. Sipas tij, qeveria duhet të tregohet e kujdesshme me politikat monetare. Sipas tij, norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë, një vendim ky që është marrë pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, ndërsa inflacioni vjetor ka pasur një rënie graduale, si rezultat i uljes së çmimit për lëndët e para.
Ka stopuar kreditimi
Situata makroekonomike në vend është përmirësuar dukshëm, sipas Fullanit, por kreditimi është ngadalësuar me 1 miliard lekë. “Në muajin qershor norma vjetore e rritjes së portofolit te kredisë u ngadalësua në 14 për qind, ndërkohë që në krahasim me muajin maj kredia u zvogëlua me rreth 1 miliard lekë. Kjo ecuri pasqyron nivelet më të ulëta të kredidhënies për sektorin privat të ekonomisë (kryesisht në euro), shlyerjet e larta të kredive si dhe natyrën afatshkurtër të kredisë së re. Shlyerjet më të larta të kredisë kanë ndikuar në përmirësimin e moderuar të cilësisë në portofol. Bankat vazhdojnë të aplikojnë politika të shtrënguara kreditimi duke reflektuar shqetësimin e tyre për rritjen e raportit të kredive të këqija ndaj totalit, por edhe duke shprehur pasigurinë e tyre për zhvillimet e aktivitetit ekonomik në të ardhmen”, - tha Fullani. Këto politika së bashku me pasigurinë për zhvillimet e ardhshme duket të kenë ndikuar edhe në tkurrjen e kërkesës për kredi.
Likuiditeti
Gjithsesi, situata financiare e bankave është pozitive. Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës kanë analizuar se nevojat për likuiditet në sistemin bankar janë plotësuar nga operacionet në treg të hapur të Bankës së Shqipërisë. “Kjo ka injektuar të gjithë likuiditetin e kërkuar nga bankat tregtare, duke ruajtur njëkohësisht një strukturë të përshtatshme kohore të këtij injektimi. Pavarësisht plotësimit të nevojave të likuiditetit, normat e interesit në tregun primar kanë vazhduar të jenë të larta, në praninë e kërkesës së qeverisë.”, - theksoi Fullani. Të dhënat tregojnë se interesat për kreditë e reja në lekë u ulën në qershor dhe po kështu rënie e normave të interesit regjistrohet edhe për kreditë e reja në euro.