Debate të ashpra në mbledhjen e Këshillit bashkiak

Ka vijuar me debate mbledhja e këshillit Bashkiak të Tiranës ku po diskutohet plani rregullues i kryeqytetit. ka vijuar me debate të ashpra. Debate të ashpra ka pasur mes Gjergj Bojaxhiut dhe administratorit të bashkisë së Tiranës Dritan Agolli. Sipas Bojaxhiut nuk ka pasur asnjë konsultë me qytetarët e Tiranës për planin rregullues pasi plani është përkthyer vetëm para 3 muajsh gjë që është kundërshtuar nga administratori i bashkisë Agolli. Sipas Agollit plani rregullues është i Tiranës dhe jo sipas interesave politike. Ndërkohë kryetari i këshillit bashkiak Sokol Dervishaj është detyruar të ndërpresë për 15 minuta këtë mbljedhje.
Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak pritet të miratojë planin rregullues të Tiranës që ashtu si edhe sot ka qenë përherë "mollë sherri".
Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak pritet të miratojë planin rregullues të Tiranës që ashtu si edhe sot ka qenë përherë "mollë sherri".