Zyrtarët serbë: Në Kosovë priten tensione e konflikte
Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, ka tërhequr vërejtjen se në Kosovë mund të ketë shtim tensionesh dhe shpërthim konfliktesh. "Nëse vazhdohet politizimi i çdo gjëje, pra edhe rrymës, mendoj se do të ndodhin tensionime të mëdha në Kosovë. Kur ka tensione të mëdha, atëherë edhe konfliktet mund të ndodhin lehtë", ka thënë Ivanoviç gjatë një vizite në Mitrovicë.
Ai ka theksuar se kjo është tërheqje e vërejtjes për të gjithë dhe ka shtuar se është i brengosur që kësaj nuk po i kushtohet vëmendje sa duhet. Ivanovic ka sqaruar se ndërprerja e para disa ditëve e energjisë në veri të Kosovës , ka qenë politikisht e motivuar dhe "nuk ka guxuar të ndodhë.
Në një raport të publikuar nga Instituti për Hulumtimin e Politikave Publike në Londër theksohet se autoritetet e Kosovës nuk e ushtrojnë sovranitetin në pjesën veriore të vendit dhe se gjendja aktuale përbën një sfidë serioze në zbatimin e sundimit të ligjit dhe integritetit territorial të Kosovës. Instituti për Hulumtimin e Politikave Publike në raportin e radhës alarmon për situatën në Kosovë dhe për dështimet e faktorit ndërkombëtar në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Në detajet e tij, raporti fokusohet në veri, për të cilën thotë se ka shumë shërbime publike të cilat janë të financuara nga Beogradi, e jo Prishtina. Sipas raportit, ndikimi i Serbisë në këtë pjesë të Kosovës është shumë i madh, ndërsa veriu përbën një sfidë themelore për institucionet e vendit në zbatimin e sundimit të ligjit dhe integritetit territorial të vendit. Duke kërkuar nga ndërkombëtarët që të jenë më të vëmendshëm në rastin e shtet ndërtimit të Kosovës, në raport jepen edhe disa rekomandime ku tregohet se si nuk duhet të bëhen gabime tjera