E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet këshilli bashkiak,Agolli:Rritja e popullsisë sfidë për planin

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës janë mbledhur sot për të diskutuar për planin rregullues të kryeqytetit. Plani rregullues është prezantuar nga administratori i bashkisë Dritan Agolli i cili ka theksuar se plani përballet me disa sfida duke përmendur rritjen e popullsisë si më kryesore. Sipas tij në vitin 2020 Tirana do të ketë 400 mijë banorë dhe ky plan përballon sfidat si rritja e popullsisë dhe punësimi duke shtuar se parashikohet të hapen 200 mijë vende pune. Gjithashtu Agolli theksoi se plani ka një zhvillim dinamik për kryeqytetin si dhe një kampus i ri universitar.
Këshilli Bashkiak mblidhet pas më shume se një muaji kur ky plan solli debate të ashpra në mbledhjen e fundit të tij. Gjithashtu ky plan ka qenë objekt akuzash në adresë të kreut të bashkisë së Tiransë Edi Rama i cili është akuzuar nga ana e përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike që plani urbanistik ka të bëjë me dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë selektive.
Plani rregullues i kryeqtytetit, është bërë përherë "mollë sherri" në mbledhjen e Këshillit bashkiak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›