E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrat e jashtem te BE-se shtojne trysnine ndaj Sirise

Bashkimi Evropian ka vendosur fillimisht sanksione kunder udheheqjes siriane dhe pas nje ngurrimi te gjate edhe kunder vete presidentit Bashar al-Assad.

BE e zhgenjyer nga mungesa e reformave

Per nje kohe te gjate dukej sikur qeveria do te ndiqte nje kurs reformator. Por Catherine Ashton perfaqesuesja e politikes se jashtme te BE-se u shpreh e zhgenjyer

Une besoj se ne te gjithe kemi shpresuar qe dialogu kur ai filloi me te vertete do te perfshinte edhe opoziten dhe do te vinte ne levizje nje proces negociator. Por kjo me sa duket nuk ndodhi.

Tani shtetet anetare te BE-se jane duke kercenuar me masa te tjera ndeshkuese por nuk kane vendosur per asgje konkrete. Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle beson se shume vende ne Evrope dhe jashte saj kane qene te permbajtura sepse ato definitivisht nuk duan ndonje nderhyrje tjeter ushtarake te ngjashme me ate ne Libi.

Nuk behet fjale per pergatitjen e ndonje nderhyrjeje por eshte e rendesishme qe bashkesia nderkombetare jo vetem me sanksione por edhe politikisht te gjeje nje gjuhe te perbashket dhe ta beje te qarte se sjellja e regjimit sirian eshte e papranueshme dhe se duhen nderprere keto mizori kunder demonstruesve paqesore ....

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Westerwelle sjellja e regjimit sirian eshte e papranueshme. Westerwelle premtoi se kerkon te ndikoje tek Rusia si anetare e perhershme e Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Rusia deri tani ka penguar nje rezolute te Kombeve te Bashkuara permes se ciles duhej te denohej dhuna ne Siri. Per shumicen e qeverive te BE-se eshte ende e mundur qe Assadi te ndermarre reforma demokratike por te mbetet ne detyre.

Gaddafi nuk ka me legjitimitet

Per dallim presidenti libian Muammar Gaddafi ka kohe qe e ka humbur tere legjitimitetin per Bashkimin Evropian. BE e konsideron Keshillin Tranzitor Kombetar si partner politik legjitim ne bisedime. Westerwelle e mbeshtet idene per lirimin e parave te ngrira te qeverise libiane ne menyre qe ato te perdoren per qellime humanitare ne Libi. Keto asete i takojne popullit libian shprehet shefi i diplomacise gjermane dhe nuk kane te bejne aspak me partite.

Ketu nuk behet fjale per vleresimet politike apo per kete pale apo per palen tjeter. Ketu thjesht behet fjale per njerezit te cilet vuajne tmerresisht po ashtu nga pasojat e kesaj lufte dhe atyre duhet tu vihet ne ndihme.

Njohja e shtetit palestinez shihet me rezerva nga BE

Ministrat e Jashtem te vendeve anetare te BE-se kane diskutuar edhe per gjendjen ne Lindjen e Mesme. Palestinezet duan ti bindin Kombet e Bashkuara qe te njohin nje shtet te pavarur palestinez qysh ne muajin shtator. Por shefi i diplomacise suedeze Carl Bildt paralajmeron per kujdes

Ne shpresojme qe nje dite do te njohim nje shtet palestinez por une besoj qe nuk kemi arritur ende deri ne ate pike. Ne kemi nevoje per nje marreveshje paqesore dhe per kete po punojme. Dhe une besoj qe uniteti i Bashkimit Evropian sic eshte treguar gjate viteve te kaluara eshte per momentin forca konstruktive ne skenen mbareboterore per te arritur nje gje te tille. Ndoshta nuk mjafton uniteti i BE-se por pa te gjerat vetem sa do te perkeqesoheshin.

Ndaj kujteses se shtatori nuk eshte larg dhe pushimet e veres ndodhen ne prag Bild u pergjigj se ne fund te fundit ekzsiton interneti twitter dhe telefoni dhe ky nuk eshte problem.

Autor Christoph Hasselbach / Esat Ahmeti

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›